Politike

‘Masa inekzistente’/ Zv.ministrja e Shëndetësisë i përgjigjet PD-së: Mos bëni politikë me koronavirusin, mos përhapn

22 Shkurt 2020, 15:05 Nga DOSJA
‘Masa inekzistente’/ Zv.ministrja e Shëndetësisë i

TIRANË- Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se nuk janë marrë masat e duhura për përballimin e rasteve të mundshme me koronavirus.

Në një postim në Facebook, Rakacolli shkruan se është përcaktuar me vendim të posaçëm struktura për karantinën, ndërsa bën thirrje që të mos përhapet panik në vend.

Sipas zv/ministres, kjo strukturë përmbush standardet e përcaktuara nga OBSH, në përputhje me rregulloren ndërkombëtare të shëndetit.

Postimi i plotë i Mira Rakacollit:

Një sqarim për qytetarët, në lidhje me situatën më të fundit të Koronavirusit.Komiteti teknik me mjekë dhe ekspertë nga Instituti i Shëndëtit Publik, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, në bashkëpunim edhe me perfaqsues të zyrës së OBSH në Tiranë, në paketën e masave teknike për përballjen me COVID 19, që prej mbledhjes së dytë të tij, ka përcaktuar me vendim të posaçëm strukturën e karantinës. Kjo strukturë përmbush të gjitha standartet e përcaktuara nga OBSH, në perputhje me rregulloren nderkombëtare të shëndetit. Po sipas këtyre kritereve kjo strukturë vihet në funksion vetëm në bazë të një rregulloreje të miratuar, dhe vetëm në rast se do të jetë e nevojshme, ashtu siç e përkufizon OBSH.

Alarmi për koronavirusin ka përfshirë edhe Shqipërinë, pas dy viktimave që janë shënuar në Itali. PD akuzon qeverinë se nuk ka marrë masat e duhur në rast se Shqipëria preket nga koronavirusi. Në Portin e Durrësit janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet për tragetet që vijnë nga Italia drejt Shqipërisë, ndërsa vetëm në fundjavë kanë hyrë 2 tragete me 446 pasagjerë. Mjeku Indrit Kalaja, përgjegjës për karantinën e vendosur në këtë port, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha kontrollet dhe pasagjerët nuk kanë patur lidhje me vatrat e infektuara. Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2345 viktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe viktima e parë disa ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 156. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.

(a.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dy viktima nga koronavirusi ne itali mira rakacolli perhapja e koronavirusit dy viktima nga koronavirusi ne itali mira rakacolli perhapja e koronavirusit

Sondazh

Poll