Aktualitet

Del EKSPERTIZA: Mbetjet e sekuestruara që erdhën nga Brindisi nuk janë të rrezikshme

22 Shkurt 2020, 18:11 Nga DOSJA
Del EKSPERTIZA: Mbetjet e sekuestruara që erdhën nga Brindisi nuk

TIRANË– Prokuroria ka dalë në përfundimin se mbetjet e sekuestruara në tragetin e linjës Brindisi-Vlorë që erdhën në bregdetin tinë, të kamufluara në fuçitë e firmës ‘Eni”, nuk janë të rrezikshme. Burime nga grupi i ekspertëve, bëjnë me dije për TvKlan, se sipas tyre, lënda e sekuestruara nuk është e rrezikshme pasi nuk ka përmbajtje radioaktive.

Procesverbali mban firmën e oficerëve të Policisë Gjyqësore, punonjësve të Doganës Vlorë, përfaqësuesve të tragetit dhe laborantit të Policisë Shkencore. Tashmë mbetet të presim vetëm analizat që po kryen Instituti i Fizikës Bërthamore ku janë dërguar mostra të veçanta nga mbetjet e gjetura në traget.

Ditën e sotme, dhjetëra qytetarë në Vlorë janë ngritur në protestë pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria për mbetjet, dhe kërkojnë të mos importohen mbetje të rrezikshme.

Operacioni “Amianti” u zhvillua dy ditë më parë në Vlorë, ku u sekuestrua lënda e e dyshuar si e rrezikshme që shkakton kancer, e cila ishte nisur nga Itaia me tragetin “St Damiano” të linjës Brindisi-Vlorë. Ky operacion vuri në pranga 6 persona, ndërsa çështja është në duart e SPAK. Policia ka arrestuar Festim Tafën, 72-vjeçar, kapiteni i tragetit “S.T. Damian”, zv/kapitenin Kujtim Xhaferllari 65 vjeç banues në Vlorë, drejtori i një agjencie tragetesh, Agron Brataj 48 vjeç dhe shoferi i furgonit ku është gjetur një pjesë e vogël lesh xhami, Arbër Çuni 28 vjeç. Në pranga ka rënë dhe administratorja e kompanisë “Delfini 1” Elisabeta Çuni, e cila i ka sjellë në Shqipëri këto produkte duke i kamufluar si produkte kimike pastrimi dhe Zamir Kornuzi, 46 vjeç, pronari i pikës së grumbullimit, firma “Kornuzi”. Së fundmi ka reaguar edhe kompania italiane”St.Damian’, e cila ka deklaruar se mbetjet që u gjetën në traget nuk janë të rrezikshme. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekspertiza per mbetjet sekuestrohet amiant në vlorë ekspertiza per mbetjet sekuestrohet amiant në vlorë

Sondazh

Poll