Aktualitet

Yuri Kim darkon në New York me shqiptarët e Kosovës: Urime për pavarësinë! (FOTO)

22 Shkurt 2020, 12:58 Nga DOSJA
Yuri Kim darkon në New York me shqiptarët e Kosovës: Urime

SHBA- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi takime në New York me biznesmenë nga Kosova,  me të cilët ka festuar  12 vjetorin e pavarësisë. 

“Nderi ishte gjithçka ime. Mirënjohës për mbështetjen e miqve shqiptaro-amerikanë. Shumë të lumtur kemi edhe për të festuar pavarësinë e Kosovës së bashku.  Faleminderit shumë & urime për pavarësinë!”, shprehet ajo në një postim në Twitter.

Më 17 shkurt Kosova festoi 12-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova u njoh si shtet nga  116 vende të botës. Kosova shënoi këtë përvjetor të pavarësisë me një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila është në koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Nuk mungoi edhe një urim i kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh:“i përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll