Aktualitet

FOTO/ Mes djemve të Azemit, ky është vëllai i kryetares së KPA, Elvis Mulajn e fundosi pasioni për kumarin, u kap në QS,

22 Shkurt 2020, 16:19 Nga DOSJA
FOTO/ Mes djemve të Azemit, ky është vëllai i kryetares

TIRANËDosja.al ka siguruar foton e Elvis Mulajt, vëllait të kryetares ë KPA-së, Natasha Mulaj, i cili ra në pranga në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”, që u zhvillua para dy ditësh në shumë qytete të Shqipërisë. Mulaj u arrestua në kryqytet, në zonën e “Qytetit Studenti”, dhe akuzohet se ka ushtruar në mënyrë të paligjshme lloto dhe lojëra fati, si dhe ka lejuar përdorimin e ambienteve të ndryshme në këtë zonë për lojërat e fatit.

Mirëpo, Dosja.al ka mësuar se Elvis Mulaj ruan një shoqëri të mirë me djemtë e Azem Hajdarit. Madje edhe në foton që po shikoni, Mulaj shihet krah dy djemve të të ndjerit demokrat, Kirit dhe Azemit të vogël.

Dosja.al ka ndjekur hap pas hapi dhe ju ka mbajtur të infomuar për operacionin e bujshëm ku në pranga ranë 115 persona. OFL-ja, Forcat RENEA, FNSH, Shqiponja dhe Forcat e Rendit zbarkuan në Tiranë, Durrës, Elbasan, Laç, Korçë, Fier, Berat dhe Shkodër ku kryen kontrolle masive.

Mes të arrestuarve janë edhe: Gramoz Murati, Isuf Tato, Igli Oboni, Denis Hysko, Erdian Myftari. Gramoz Murataj njihet si ‘bossi’ i lojërave të fatit. Ai është ortak me Mulajn në kompaninë e basteve “Eccobet” dhe është  i dënuar në Itali për drogë. Sot ka tre kompani me licencë në vendin fqinj për lojërat e fatit. 

Dosja.al mësoi dhe raportoi se të arrestuarit, përmes një software të vendosur në kompjuter, iu hapnin llogari klientëve të tyre për të vendosur lloto (skedina), online përmes telefonave, duke evituar kështu zbatimin e ligjit për ndalimin e lojërave të fatit, i futur në fuqi që më 1 janar 2019, pas një ligji të vendosur nga Partia Socialiste në Parlament.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksion kunder lojerave te fatit elvis mulaj kir hajdari matasha mulaj aksion kunder lojerave te fatit elvis mulaj kir hajdari matasha mulaj

Sondazh

Poll