Aktualitet

Kafeja e fundit e Haxhi Memollës, ku ishte kryebashkiaku socialist kur pësoi sulmin në zemër, larg familjarëve udhëtoi në

22 Shkurt 2020, 15:05 Nga DOSJA
Kafeja e fundit e Haxhi Memollës, ku ishte kryebashkiaku socialist kur

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja rreth momentit tragjik që i mori jetën kryebashkiakut të Rrogozhinës, Haxhi Memolla. Mësohet se Memolla ka udhëtuar ditën  e sotme drejt Peshkopisë për të parë përballjen e ekipit të Rrogozhinës, “Egnatia”, me atë të vendasve, “Korabi”.

Mirëpo gjatë pushimit të ndeshjes, Memolla është zhvendosur për të pirë një kafe në një nga lokalet e zonës, ku edhe ka pësuar goditjen në zemër. Kryebashkiaku i Rrogozhinës ka pësuar infarkt në zemër dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk ia ka dalë dot mbanë që t’i mbijetojë sulmit. 

Ai ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare. Memolla  u zgjodh nga Partia Socialiste si kandidat për Bashkinë e Rrogozhinës për zgjehdjet lokale të 30 qershorit që u mbajtën në vitin 2019. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet haxhi memolla vdes haxhi memolla haxhi memolla vdes haxhi memolla

Sondazh

Poll