Aktualitet

Projekti për Teatrin Kombëtar/ Prokuroria rrëzon pretendimet e PD: Arkitekti danez Bjarke Ingels s’ka shkelur ligjin

22 Shkurt 2020, 13:19 Nga DOSJA
Projekti për Teatrin Kombëtar/ Prokuroria rrëzon pretendimet e

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike se arkitekti danez Bjarke Ingels ka shkelur ligjin, duke realizuar projektin për ndërtimin e teatrit të ri, pa patur një marrëveshje me autoritetet dhe duke qenë në dijeni të faktit se godina do të ngrihej në një zonë të mbrojtur.

“Nuk ka kryer asnjë veprim në kundërshtim me ligjin”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

PD-ja e akuzonte arkitektin Ingels, se me anë të kësaj përfshirjeje në projekt ka dashur të ndërtojë kulla private në pronën publike. Në padinë që PD depozitoi në Prokurorinë e Tiranës akuzonte arkitektin danez Bjarke Ingels për përfshirje të paligjshme në projektin korruptiv të grabitjes së tokës publike tek teatri Kombëtar për ndërtimin atje të kullave private.

Sipas PD, akuzat ndaj Ingels janë: “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”; “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”; dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

(a.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bjarke ingels kallezimi i pd per arkitektin danez projekti i teatrit kombetar ptrokuroria pushon hetimet per projektin e teatrit bjarke ingels kallezimi i pd per arkitektin danez projekti i teatrit kombetar ptrokuroria pushon hetimet per projektin e teatrit

Sondazh

Poll