Bota

‘Zien’ rrjeti / “Sulme” ndaj 9-vjeçarit me nanizëm, akuzohet se është 18-vjeç, si qëndron e vërteta (FOTO)

22 Shkurt 2020, 08:39 Nga DOSJA
‘Zien’ rrjeti / “Sulme” ndaj 9-vjeçarit me

Australi- Videoja e një djali me nanizëm, Quaden, i cili kërkonte një litar për të vrarë veten, pasi vazhdimisht ishte viktimë e bullizmit në shkollë, ka bërë xhiron e botës. Kjo video është shikuar mbi 14 milion herë në mbarë botën.

Por çfarë po ndodh në rrjet?

Në rrjet janë ngritur dyshimet se ai nuk është 9-vjeç, por 18-vjeç.  Në një foto që po qarkullon në rrjet, ai shfaqet pranë një numri 18 dhe disa thonë se ka qenë ditëlindja e tij. Por në një postim të dytë shohim se ditëlindja është në fakt e një miku të tij që quhet Garlen dhe jo Quaden, siç quhet djaloshi.

Nga ana tjetër, ka edhe shumë reagime në rrjet ku theksohet se djali është vetëm 9-vjeç.

Shumë njerëz  kanë shprehur solidaritetin e tyre, duke postuar në rrjetet sociale mesazhe me hashtag “Jemi me Quanden” dhe “Stop bullizmit”. Me këto mesazhe dhe thirrje kundër bullizmit janë bashkuar edhe njerëz të famshëm duke përfshirë aktorë, sportistë deri te djali i presidentit Trump, Eric Trump.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 9 vjeçari me nanizëm djaloshi quaden 9 vjeçari me nanizëm djaloshi quaden

Sondazh

Poll

Bota 21 Shkurt 2020, 17:09

AMERIKË-Video e djalit 9- vjeçar, i cili kërkonte që të vriste veten për shkak se tallej nga shokët e klasës pasi ishte diagnostifikuar me sindromën...