Bota

Italia në alarm/ Shënohet viktima e parë nga koronavirusi, Conte mbledhje të jashtëzakonshme me Mbrojtjen Civile

22 Shkurt 2020, 07:18 Nga DOSJA
Italia në alarm/ Shënohet viktima e parë nga koronavirusi, Conte

Itali- Në Itali është shënuar viktima e parë nga koronavirusi, pasi ka humbur jetën  78-vjeçari, Adriano Trevisan. Për këtë ngjarje, kryeministri Giuseppe Conte ka zhvilluar një mbledhje me të jashtëzakonshëm me Mbrojtjen Civile, në të cilin mori pjesë edhe Ministri i Shëndetit, Roberto Speranza.

“Ne kemi marrë të gjitha masat dhe jemi në dispozicion për të vijuar më tej nëse është e nevojshme”, mësohet të ketë thënë Conte në mbledhje.

Ndërsa ministri i shtetit u shpreh: “Ne jemi të bindur që shërbimi kombëtar i shëndetësisë mund ta përballojë këtë sfidë. Ne kemi bërë një punë shqyrtuese shumë të kujdesshme, për të zgjedhur një nga një kontaktet e ngushta të këtyre njerëzve dhe po i verifikojmë ato një nga një. Mendojmë se kjo është mënyra më efektive për të bllokuar përhapjen e virusit. Kushdo që ka hyrë në kontakt me njerëz që kanë testuar pozitivisht për virusin, duhet të hyjnë në karantinë. Ndërsa personat që jetojnë në fshatra ku janë raportuar raste të koronavirusit, duhet të qëndrojnë në izolim në shtëpi”. 

Në Itali numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 16.Përveç rasteve të konfirmuara, dyshohet se janë prekur edhe dy persona në Veneto. Për të kufizuar përhapjen e koronavirusit në Lombardi, Ministria e Shëndetësisë ka marrë një vendim që parashikon pezullimin e të gjitha veprimtarive publike, tregtare, lojërave, sporteve dhe mbylljen e shkollave.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giuseppe conte viktima e parë nga koronavirusi në itali giuseppe conte viktima e parë nga koronavirusi në itali

Sondazh

Poll

Bota 21 Shkurt 2020, 17:09

AMERIKË-Video e djalit 9- vjeçar, i cili kërkonte që të vriste veten për shkak se tallej nga shokët e klasës pasi ishte diagnostifikuar me sindromën...