Aktualitet

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten/ Familja në Roskovec prej kohësh me konflikte, çfarë ndodhi 10 vite më parë

Çifti Rrapaj kishte rreth 20 vite që jetonte në këtë zonë, pasi ishin zhvendosur nga Levani i Beratit. Ata ishin prindër të 9 fëmijëve, 3 vajza dhe 6 djem, shumica e të cilëve jetojnë në emigracion.

24 Mars 2026, 17:34 Nga E. D

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten/ Familja në Roskovec prej

ROSKOVEC- Detaje të reja janë zbardhur nga krimi brenda familjes në fshatin Kuman, në Roskovec, ku Shefit Rrapaj, 80 vjeç vrau me pushkë bashkëshorten 75 vjeçe dhe më pas vrau edhe veten. Çifti Rrapaj kishte rreth 20 vite që jetonte në këtë zonë, pasi ishin zhvendosur nga Levani i Beratit. Ata ishin prindër të 9 fëmijëve, 3 vajza dhe 6 djem, shumica e të cilëve jetojnë në emigracion.

Vetëm njëri prej djemve banonte me ta dhe është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen. Bëhet me dije se në familjen Rrapaj kanë ekzistuar konflikte të vazhdueshme ndër vite. Madje, vetëm katër ditë më parë, në banesën e tyre kishte ndërhyrë edhe policia për të sqaruar mosmarrëveshjet mes çiftit.

Gjithashtu, mësohet se rreth 10 vite më parë, i moshuari kishte tentuar t’i jepte fund jetës me armë zjarri. Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e këtij rasti të rëndë./Dosja.al

tragjedia në roskovec

Sondazh

Poll