Aktualitet

"Jemi të çuditur"/ Krimi në Roskovec, banorët: s’ka ndodhur më parë ngjarje e tillë në fshat

Duke folur për mediat, banorët thonë se nuk kishin dijeni nëse çifti kishte probleme.

24 Mars 2026, 17:24 Nga E. D
"Jemi të çuditur"/ Krimi në Roskovec, banorët:
banori

FIER- Banorët e fshatit Kuman janë shprehur të tronditur për ngjarjen e rëndë, ku 80-vjeçari qëlloi me pushkë gruan dhe më pas vrau edhe veten. Duke folur për mediat, banorët thonë se nuk kishin dijeni nëse çifti kishte probleme.

Ata kanë theksuar se ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur në të shkuarën në fshat, ndaj shprehen të çuditur me ngjarjen kësaj të marte.

“Ata janë të ardhur. E shoqja shikonte vetëm punën. Ajo ishte shtëpiake, nuk dilte nga shtëpia. Jo s’ka pasur ngjarje të tilla. Ne po çuditemi,” tha ai./Dosja.al

krimi në roskovec

Sondazh

Poll