Aktualitet

Skandali seksual i anëtarit Olger Eminajt/ KLP: Ankesën e qytetares ia kemi kaluar Prokurorisë së Tiranë! Masat për shkelje disiplinore i takojnë ILD-së

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe KLP, e cila informon se ankesa e depozituar nga qytetarja i është përcjellë për trajtim dhe kompetencë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sipas të gjitha parashikimeve ligjore

24 Mars 2026, 15:33 Nga E.d
Skandali seksual i anëtarit Olger Eminajt/ KLP: Ankesën e qytetares ia
Olger Eminaj

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas skandalit seksual të anëtarit Olger Eminaj, i cili u denoncua nga emisioni investigativ “Stop”. Eminaj i kisht dërguar një denoncueseje foto intime dhe kishte zhvillua me të biseda me përmbajtje seksuale. Kjo bisedë kishte ndodhur gjatë orarit zyrtar dhe brenda ambienteve të institucionit.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe KLP, e cila informon se ankesa e depozituar nga qytetarja i është përcjellë për trajtim dhe kompetencë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sipas të gjitha parashikimeve ligjore.

Në deklaratën e saj thuhet se çështja është duke u verifikuar plotësisht nga institucionet kompetente, për zbardhjen e së vërtetës. Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të bashkëpunojë ngushtësisht me të gjitha institucionet, me qëllim trajtimin e kësaj çështjeje në mënyrë objektive, të paanshme dhe në përputhje me ligjin.

Deklarata e plotë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka ndjekur me shqetësim përmbajtjen e transmetuar gjatë emisionit investigativ “Stop”, ditën e hënë, datë 23.03.2026.

Në kuadër të transparencës institucionale, KLP informon se ankesa e depozituar nga qytetarja i është përcjellë për trajtim dhe kompetencë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sipas të gjitha parashikimeve ligjore.

Lidhur me çështjet etike dhe disiplinore që përfshijnë anëtarët e Këshillit, neni 104, i ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, parashikon se çdo pretendim për shkelje disiplinore ndaj anëtarëve të KLP-së i nënshtrohet kompetencës ekskluzive të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe më tej Gjykatës Kushtetuese.

Në interes të informimit të drejtë të opinionit publik dhe medias, theksojmë se çështja është duke u verifikuar plotësisht nga institucionet kompetente, për zbardhjen e së vërtetës. Ndaj, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të bashkëpunojë ngushtësisht me të gjitha institucionet, me qëllim trajtimin e kësaj çështjeje në mënyrë objektive, të paanshme dhe në përputhje me ligjin.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë garanton se përtej situatave të caktuara, do të vijojë përpjekjet për të ruajtur integritetin institucional në përmbushjen e standardeve të përgjegjshmërisë në ushtrimin e funksioneve publike./Dosja.al

olger eminaj klp skandal seksual

Sondazh

Poll