Aktualitet

Krimi brenda familjes në Kuman, policia jep detaje: 80-vjeçari e qëlloi bashkëshorten me pushkë, më pas vrau veten

Blutë sqarojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, ku 80-vjeçari me inicialet Sh.Rr. ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij 75-vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

24 Mars 2026, 15:36 Nga E. D

Krimi brenda familjes në Kuman, policia jep detaje: 80-vjeçari e

ROSKOVEC- Policia ka dhënë detaje lidhur me krimin brenda familjes në fshatin Kuman. Blutë sqarojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, ku 80-vjeçari me inicialet Sh.Rr. ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij 75-vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit./Dosja.al

kuman vrasje

Sondazh

Poll