Aktualitet

EMRI/ I dënuar për trafikim droge, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë! Pritet të ekstradohet drejt Italisë

I arrestuari është Bledar Mansaku, 50 vjeç, banues në Tiranë.

24 Mars 2026, 17:24 Nga E.d
EMRI/ I dënuar për trafikim droge, arrestohet 50-vjeçari
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 50-vjeçar në Tiranë, i cili ishtë i dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike. I arrestuari është Bledar Mansaku, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Firence, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”. Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 88”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali me 7 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në Tiranë u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Bledar Mansaku, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Firence, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Arrestimi provizor i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë./Dosja.al

policia 50-vjeçari tiranë

Sondazh

Poll