Aktualitet

FOTO/ Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga fshati Kuman i Roskovecit

Siç u raportua, Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman ka qëlluar me pushkë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe dhe më pas ai ka vrarë edhe veten.

24 Mars 2026, 17:03 Nga E. D

FOTO/ Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është

ROSKOVEC- Personat që shihni në foto janë çifti i të moshuarve që humbën jetën ditës e sotme në fshatin Kuman të Roskoveci. Siç u raportua, Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman ka qëlluar me pushkë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe dhe më pas ai ka vrarë edhe veten.

Siç raportohet, në familje kanë ekzistuar konflikte të vazhdueshme ndër vite. Madje, vetëm katër ditë më parë, në banesën e tyre kishte ndërhyrë edhe policia për të sqaruar mosmarrëveshjet mes çiftit. Gjithashtu, mësohet se rreth 10 vite më parë, i moshuari kishte tentuar t’i jepte fund jetës me armë zjarri./Dosja.al

roskovec

Sondazh

Poll