Aktualitet

Detaje nga krimi brenda familjes në Rosokovec/ Para se ta vriste i moshuari tërhoqi gruan e tij zvarrë nga obori dhe...

Burimet për mediat bëjn me dije se para se të kryente krimin e rëndë, 80-vjeçari Shefit Rrapaj ka tërhequr zvarrë gruan e tij, Dashuri Rrapaj nga oborri i banesës dhe e ka futur brenda shtëpisë.

24 Mars 2026, 16:37 Nga E.d
Detaje nga krimi brenda familjes në Rosokovec/ Para se ta vriste i moshuari
Foto ilustruse

ROSKOVEC– Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë i cili ndodhi në Roskovec, ku i moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten. Burimet për mediat bëjn me dije se para se të kryente krimin e rëndë, 80-vjeçari Shefit Rrapaj ka tërhequr zvarrë gruan e tij, Dashuri Rrapaj nga oborri i banesës dhe e ka futur brenda shtëpisë.

Pas kësaj ai e ka qëlluar atë me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, ajo ka humbur jetën në moment. Pas këtij akti, i moshuari ka vrarë edhe veten. Sipas banorëve të zonës çifti i bashkëshortëve kanë pasur konflikte verbale që janë dëgjuar prej tyre, ndërsa dyshohet se autori mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin që kreu krimin./Dosja.al

rosokovec policia vrasje

Sondazh

Poll