LIVE UPDATES

Krim brenda familjes në Roskovec/ Burri vret me pushkë gruan, më pas edhe veten! Familja prej kohësh me konflikte, çfarë ndodhi 10 vite më parë (EMRAT+FOTO)

• Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Kuman të Roskovecit ku një burrë ka vrarë gruan dhe më pas veten. • Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj ka qëlluar me pushkë bashkëshorten Dashuri Rrapaj, 75-vjeçe në banesën e tyre. • Mësohet se në familjen Rrapaj kanë ekzistuar konflikte të vazhdueshme ndër vite. • Madje, vetëm katër ditë më parë, në banesën e tyre kishte ndërhyrë edhe policia për të sqaruar mosmarrëveshjet mes çiftit. • Gjithashtu, mësohet se rreth 10 vite më parë, i moshuari kishte tentuar t’i jepte fund jetës me armë zjarri. • Çifti jetonte prej rreth 20 vitesh në këtë zonë, pasi ishin zhvendosur nga Levani i Beratit. • Ata ishin prindër të 9 fëmijëve, 3 vajza dhe 6 djem, shumica e të cilëve jetojnë në emigracion. • Vetëm njëri prej djemve banonte me prindërit dhe është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë lidhur me ngjarjen. • Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e këtij rasti të rëndë.

9 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

”Pse u hedh pleh patateve”/ Detaje nga krimi i dyfishtë në Roskovec, zënka kishte filluar 10 ditë më parë me djalin...

Krim brenda familjes në Roskovec/ Burri vret me pushkë gruan, më
Foto ilustruse

ROSOKOVEC- Detaje të reja kanë dalë nga krimi i dyfishtë, i cili ndodhi ditën e sotme në Roskovec. Shefit Rrapaj, 80 vjeç vrau me pushkë bashkëshorten 75 vjeçe dhe më pas vrau edhe veten. Çifti Rrapaj kishte rreth 20 vite që jetonte në këtë zonë. Bëhet me dije se në momentin e ngjarjes së rëndë, djali i viktimave kishte qenë në spital për një konsultë mjeksore.

Por konflikti mes çiftit nuk kishte nisur sot, por 10 ditë më parë. Kjo pasi 80-vjeçari Rrapaj, ishte konfliktuar me djalin, vetëm sepse ai i kishte hedhur pleh patateve të mbjella. ”Pse u hedh pleh patateve”, mësohet se i ka thënë viktima të birit.

Banorët e zonës kanë thënë se 80-vjeçari ishte person me karakter konfliktual, ndërsa bashkëshortja e tij ishte natyrë e qetë dhe mbante gjithmonë anën e të birit në konfliktet familjare. 

Madje zënka e fundit kishte përfunduar në Komisariatin e Rroskovecit. Pas kthimit nga spitali, i biri kishte gjetur prindërit e vrarë. Ai kishte lajmëruar fillimisht një të afërm dhe më pas policinë. I moshuari ka goditur fillimisht bashkëshorten dhe më pas veten./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten/ Familja në Roskovec prej kohësh me konflikte, çfarë ndodhi 10 vite më parë

Krim brenda familjes në Roskovec/ Burri vret me pushkë gruan, më

ROSKOVEC- Detaje të reja janë zbardhur nga krimi brenda familjes në fshatin Kuman, në Roskovec, ku Shefit Rrapaj, 80 vjeç vrau me pushkë bashkëshorten 75 vjeçe dhe më pas vrau edhe veten. Çifti Rrapaj kishte rreth 20 vite që jetonte në këtë zonë, pasi ishin zhvendosur nga Levani i Beratit. Ata ishin prindër të 9 fëmijëve, 3 vajza dhe 6 djem, shumica e të cilëve jetojnë në emigracion.

Vetëm njëri prej djemve banonte me ta dhe është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen. Bëhet me dije se në familjen Rrapaj kanë ekzistuar konflikte të vazhdueshme ndër vite. Madje, vetëm katër ditë më parë, në banesën e tyre kishte ndërhyrë edhe policia për të sqaruar mosmarrëveshjet mes çiftit.

Gjithashtu, mësohet se rreth 10 vite më parë, i moshuari kishte tentuar t’i jepte fund jetës me armë zjarri. Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e këtij rasti të rëndë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Jemi të çuditur"/ Krimi në Roskovec, banorët: s’ka ndodhur më parë ngjarje e tillë në fshat

Krim brenda familjes në Roskovec/ Burri vret me pushkë gruan, më
banori

FIER- Banorët e fshatit Kuman janë shprehur të tronditur për ngjarjen e rëndë, ku 80-vjeçari qëlloi me pushkë gruan dhe më pas vrau edhe veten. Duke folur për mediat, banorët thonë se nuk kishin dijeni nëse çifti kishte probleme.

Ata kanë theksuar se ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur në të shkuarën në fshat, ndaj shprehen të çuditur me ngjarjen kësaj të marte.

“Ata janë të ardhur. E shoqja shikonte vetëm punën. Ajo ishte shtëpiake, nuk dilte nga shtëpia. Jo s’ka pasur ngjarje të tilla. Ne po çuditemi,” tha ai./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

FOTO/ Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga fshati Kuman i Roskovecit

Krim brenda familjes në Roskovec/ Burri vret me pushkë gruan, më

ROSKOVEC- Personat që shihni në foto janë çifti i të moshuarve që humbën jetën ditës e sotme në fshatin Kuman të Roskoveci. Siç u raportua, Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman ka qëlluar me pushkë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe dhe më pas ai ka vrarë edhe veten.

Siç raportohet, në familje kanë ekzistuar konflikte të vazhdueshme ndër vite. Madje, vetëm katër ditë më parë, në banesën e tyre kishte ndërhyrë edhe policia për të sqaruar mosmarrëveshjet mes çiftit. Gjithashtu, mësohet se rreth 10 vite më parë, i moshuari kishte tentuar t’i jepte fund jetës me armë zjarri./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Detaje nga krimi brenda familjes në Rosokovec/ Para se ta vriste i moshuari tërhoqi gruan e tij zvarrë nga obori dhe...

Krim brenda familjes në Roskovec/ Burri vret me pushkë gruan, më
Foto ilustruse

ROSKOVEC– Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë i cili ndodhi në Roskovec, ku i moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten. Burimet për mediat bëjn me dije se para se të kryente krimin e rëndë, 80-vjeçari Shefit Rrapaj ka tërhequr zvarrë gruan e tij, Dashuri Rrapaj nga oborri i banesës dhe e ka futur brenda shtëpisë.

Pas kësaj ai e ka qëlluar atë me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, ajo ka humbur jetën në moment. Pas këtij akti, i moshuari ka vrarë edhe veten. Sipas banorëve të zonës çifti i bashkëshortëve kanë pasur konflikte verbale që janë dëgjuar prej tyre, ndërsa dyshohet se autori mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin që kreu krimin./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Burri vrau gruan dhe më pas veten, pamje nga vendngjarja e krimit makabër në Roskovec, forca të shumta policie

Krim brenda familjes në Roskovec/ Burri vret me pushkë gruan, më
pamje nga vendngjarja

ROSKOVEC- Janë publikuar pamjet nga vendngjarja e krimit makabër në Roskovec, ku i moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten. Në pamje shihen efektivë të policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë në terren për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa disa banorë janë mbledhur pranë banesës ku ndodhi ngjarja.

Sipas banorëve të zonës çifti i bashkëshortëve kanë pasur konflikte verbale që janë dëgjuar prej tyre, ndërsa dyshohet se autori mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin që kreu krimin./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në fshatin Kuman, identifikohen viktimat

Krim brenda familjes në Roskovec/ Burri vret me pushkë gruan, më

ROSKOVEC- Viktimat në fshatin Kuman janë identifikuar. Mësohet se Shefit Rrapaj 80 vjeç ka vrarë me armë zjarri, pushkë, gruan Dashuri Rrapaj 75-vjeçe në banesë dhe më pas ka qëlluar veten. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Krimi brenda familjes në Kuman, policia jep detaje: 80-vjeçari e qëlloi bashkëshorten me pushkë, më pas vrau veten

Krim brenda familjes në Roskovec/ Burri vret me pushkë gruan, më

ROSKOVEC- Policia ka dhënë detaje lidhur me krimin brenda familjes në fshatin Kuman. Blutë sqarojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, ku 80-vjeçari me inicialet Sh.Rr. ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij 75-vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Krim brenda familjes në Fier/ Burri vret gruan, më pas veten

Krim brenda familjes në Roskovec/ Burri vret me pushkë gruan, më
foto ilustruese

FIER- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Kuman të Fierit, ku një burrë ka vrarë gruan dhe më pas veten. Raportohet se autori i ngjarjes, 80 vjeç ka qëlluar me një pushkë bashkëshorten e tij, 75-vjeçe para se t’i jepte fund jetës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur brenda familjes, ndërsa rrethanat dhe motivet mbeten ende të paqarta. Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie./Dosja.al

kuman shefit rrapaj dashuri rrapaj

Sondazh

Poll