Politike

Rama largon 4 figura nga drejtimet e qarqeve/ Benet Beci, Elisa Spiropali, Emirjana Sako dhe Eduart Shalsi zëvendësohen

Katër emrat që largohen nga drejtimi politik i PS në qarqe janë Benet Beci, Emirjana Sako, Elisa Spiropali dhe Eduart Shalsi.

21 Mars 2026, 14:52 Nga I.A

Rama largon 4 figura nga drejtimet e qarqeve/ Benet Beci, Elisa Spiropali,

LALËZ- Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në strukturën e PS për drejtuesit politike të qarqeve, duke larguar disa prej tyre dhe vendosur emra të rinj. Katër emrat që largohen nga drejtimi politik i PS në qarqe janë Benet Beci, Emirjana Sako, Elisa Spiropali dhe Eduart Shalsi.

Benet Beci ishte drejtues politik në Shkodër, Sako në Durrës, Shalsi në Kukës ndërsa Siropali në Tiranë. Në Shkodër u vendos drejtues qarku, Enea Karakaçi, i cili mban dhe postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Blendi Klosi nga drejtues politik në Dibër do të vendoset drejtues qarku në Durrës duke zëvëndësuar Sakon. Emër i ri është edhe Erion Malaj i cili u vendos drejtues qarku në Kukës duke zëvëndësuar Shalsin, i cili është deleguar në njësinë 11 në Tiranë.

Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi është ndër emrat e rinj dhe u vendos drejtues qarku në Lezhë. Ndërsa në Tiranë, Taulant Balla është vendosur drejtues qarku. Ndërsa Elisa Spiropali është deleguar në njësinë 13 në Tiranë ku përfshihen zonat rurale, Farke dhe Zall Her./Dosja.al

asambleja e ps

Sondazh

Poll