Politike

'Agasi është Rama dhe i paprekshëm'/ Berisha: Lëvizja në dosjen Agasi është lëvizja në dosjen Rama

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, ai ka ngritur shqetësime për mungesën e veprimeve hetimore, ndërsa ka pretenduar se çështja mbetet e paprekur për shkak të lidhjeve politike në nivelet më të larta të qeverisë.

21 Mars 2026, 14:40 Nga I.A
'Agasi është Rama dhe i paprekshëm'/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të forta në lidhje me “dosjen Agasi”, duke e lidhur drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, ai ka ngritur shqetësime për mungesën e veprimeve hetimore, ndërsa ka pretenduar se çështja mbetet e paprekur për shkak të lidhjeve politike në nivelet më të larta të qeverisë.

'Jo vetëm nuk ka lëvizje, por Agasi lëviz lirshëm Tiranë, Durrës dhe kudo, madje siç thashë, një ditë e panë tek ngjitej për në Surrel. Agasi është Rama dhe i paprekshëm. Lëvizja në dosjen Agasi është lëvizja në dosjen Rama. Ju duhet ta dini se edhe Agasi dhe Mirlinda kanë qenë Rama dhe Linda. Dhe krimi monstruoz i AKSHI-t ka në bosht, grabitjen e qindra milionë eurove nga kunati i Linda Ramës, Armand Frangu, i cili ka fituar me qindra tendera me procedurë sekrete në kundërshtimet më flagrante me ligjet. Për të cilin janë marrë peng biznesmenët që të mos guxonin të paraqesin oferta. Dhe këto që po ju them unë i kam lexuar një për një, në një kohë kur isha në arrest shtëpie, i kam lexuar në miting para qytetareve, siç më erdhën nga prokuroria direkt. Dëshmia sepse sipas Gerond Meçes, kompania ABS që ishte në emrin e Gerondit, faktikisht ishte në emrin e Armand Frangut dhe se tenderat i përcaktohet Linda Basha se kush do të fitonte. Prandaj dhe aty nuk lëviz dot se, ky më vendimin që mori dhe me paralajmërimet dhe sulmet që i ka bërë Skapit, i ka treguar se, ai nuk e njeh si institucion më. Të gjitha këto janë një kushtrim, apel për qytetarët. Është në detyrimin tonë, në vullnetin tonë të qëndrojmë dhe ti japim duart këtij regjimi,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll