Politike

Berisha: Kërkojmë nivelimin e taksave të karburanteve me Maqedoninë dhe Kosovën që çmimi të jetë i njëjtë me ta

Në bashkëbisedimin me qytetarët, ai paraqiti qëndrimin e opozitës dhe masat që do të ndërmerren për uljen e çmimeve, përfshirë nivelimin e taksave me vendet e rajonit si Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

21 Mars 2026, 13:02 Nga I.A
Berisha: Kërkojmë nivelimin e taksave të karburanteve me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi situatën e rritjes së çmimeve të naftës në vend si rezultat të taksave të larta dhe spekulimeve në treg. Në bashkëbisedimin me qytetarët, ai paraqiti qëndrimin e opozitës dhe masat që do të ndërmerren për uljen e çmimeve, përfshirë nivelimin e taksave me vendet e rajonit si Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

'Rritja e çmimeve është një spekulim i madh në Shqipëri, mbasi qeveria shqiptare vendos mbi litrin e naftës taksat prej 1.1 euro si asnjë vend tjetër. Pra zotimi ynë është dhe ka qenë, i prerë që në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk mund të shitet një litër naftë më shtrenjtë se në Maqedoni dhe në Kosovë, çka do të thotë se ne do të barazonim taksat me këto dy vende dhe pastaj gjithçka tjetër do të goditej me dorë të hekur si spekulim. Sepse Maqedonia dhe Kosova nuk kanë asnjë pëllëmbë det, dhe naftën e marrin nga Durrës apo Selaniku dhe naftën e shesin rreth 70% ndën çmimin e Shqipërisë. Kështu që duke niveluar taksat me këto vende ne i hapim rrugën një çmimi të barabartë me këto vende,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll