Politike

Berisha: Rama po mashtron, raporti për integrimin nuk është votuar, Shqipëria mbeti në klasë

Berisha theksoi se ndryshe nga sa pretendon Rama, raporti për Shqipërinë nuk është votuar dhe vendi ka mbetur pas në procesin e integrimit, në një kohë kur vende të tjera të rajonit, si Mali i Zi, janë vlerësuar dhe kanë marrë mbështetje të qartë ndërkombëtare.

21 Mars 2026, 14:29 Nga I.A
Berisha: Rama po mashtron, raporti për integrimin nuk është
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit Edi Rama lidhur me raportin për integrimin e Shqipërisë në institucionet evropiane, duke e akuzuar atë për mashtrim të qëllimshëm të opinionit publik. Berisha theksoi se ndryshe nga sa pretendon Rama, raporti për Shqipërinë nuk është votuar dhe vendi ka mbetur pas në procesin e integrimit, në një kohë kur vende të tjera të rajonit, si Mali i Zi, janë vlerësuar dhe kanë marrë mbështetje të qartë ndërkombëtare.

Sipas tij, kjo situatë tregon qartë dështimin e qeverisë shqiptare për të përmbushur standardet e kërkuara dhe për të çuar përpara reformat kyçe.

'Mashtrimi i radhës i Edi Ramës. Raporti nuk u votua, mbeti në klasë. Lexo pak, Mali i Zi u votua dhe u përshëndet votimi për Malin e Zi. Mali i Zi u veçua, kurse Shqipëria mbeti në klasë. Rama e shpalli publikisht se akoma nuk është kuptuar këtu. Lerta e përbashkët Rama-Vuciç, Rama tërhiqet faktikisht tashmë nga procesi i vërtetë i integrimit dhe kërkon një shteg për të mbijetuar në pushtetin e tij ku të mos i kërkohen zgjedhje të lira, ku të mos i kërkohet respektimi i pluralizmit, ku të mos i kërkohet lufta kundër krimit të organizuar dhe drogës por t’i jepen tregtia e lirë dhe vizat. Ky ëshë qëndrimi i Ramës. Për çdo gjë gënjen dhe u garantoj se në çdo deklaratë ka vetëm gënjeshtra. Një pjesë i ka të qëllimshme, të tjera i ka nga injoranca sepse mund t’u them se më injorant në problem shteti dhe qeverisje se atë, nuk është ulur kush kurrë në atë karrige,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll