Politike

Berisha: Nuk jam për uljen e numrit të deputetëve, por për ndarjen në dy dhoma, të Deputetëve dhe Senatit

Gjatë fjalës së tij në bashkëbisedim me qytetarët, Berisha deklaroi se ai është për ndarjen në dy dhoma të Deputetëve dhe Senatit. 

21 Mars 2026, 14:21 Nga I.A
Berisha: Nuk jam për uljen e numrit të deputetëve, por për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se është kundër nismës për uljen e numrit të deputetëve në Kuvend. Gjatë fjalës së tij në bashkëbisedim me qytetarët, Berisha deklaroi se ai është për ndarjen në dy dhoma të Deputetëve dhe Senatit. 

'Rama po mendon se Shqipëria po shkon drejt shuarjes dhe nuk i duhen deputetët. Unë jam dhe kam qenë për dy dhoma. Për të patur Dhomën e Deputetëve dhe Dhomën Senatit. Nëse kjo bëhet, atëherë mund të mbahet numri 140 nga të cilët 100 të jenë deputetë dhe 40 senatorë. Pra me një dhomë nuk jam që të ndryshojë,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll