Politike

Berisha: Duhet të përdorim sa më shumë rrjetet sociale për të shmangur censurën dhe manipulimin e narkodiktaturës

Gjatë komunikimit me qytetarët, Berisha deklaroi se kjo duhet të shërbejë për të shmangur sa më shumë censurën dhe manipulimin e narkodiktaturës.

21 Mars 2026, 13:38 Nga I.A
Berisha: Duhet të përdorim sa më shumë rrjetet sociale
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh se demokratët duhet të përdorin sa më shumë rrjetet sociale. Gjatë komunikimit me qytetarët, Berisha deklaroi se kjo duhet të shërbejë për të shmangur sa më shumë censurën dhe manipulimin e narkodiktaturës. 

'Censura, manipulimi dhe mashtrimi janë shtyllë kryesore e narkodiktaturës së sotme dhe përbëjnë një problem madhor për kohën që ne jemi në opozitë. Rruga e vetme e tamponimit të tyre është përdorimi i mjeteve sociale. Secili nga ne duhet të denoncojë, të shkruajë, të komentojë pa u lodhur sepse kjo brigadë puthadorësh që nga mëngjesi gjer në darkë përpiqen në mënyrat nga më të ndryshmet të mbrojnë Edi Ramën, në çdo lloj forme, edhe duke u depersonalizuar në shkallë ekstreme, përbëjnë vërtet një faktor tepër të dëmshëm të kësaj diktature. Ndaj dhe është e rëndësishme shumë t’i emërojmë dhe t’i turpërojmë me të gjithë fuqinë tonë në mediat sociale. Sepse këta çdo porosi e marrin nga zyrat e Edi Ramës. Të gjitha tezat këta i marrin nga zyrat e Edi Ramës. Këta nuk flasin edhe sot kur bota flet në unison për farsën elektorale në Shqipëri, këta vazhdojnë flasin për zgjedhje, këta vazhdojnë të thonë se opozita e ka fajin, vazhdojnë të trillojnë çdo lloj argumenti vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën sepse mbrojnë pagatorin e tyre, mbrojnë interesat e tyre,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll