Politike

“Jemi në pushtet falë grave“/ Rama: Ata në Dibër e kuptuan kur i quajta çyryk nëse nuk i dëgjojnë

Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se ky numër nga 34% që është aktualisht duhet të shkojë në 50%. 

21 Mars 2026, 13:07 Nga I.A

 

“Jemi në pushtet falë grave“/ Rama: Ata në Dibër
Edi Rama

LALËZ- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga anëtarët e PS-së që të shtojnë numrin e grave në këtë forcë politike. Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se ky numër nga 34% që është aktualisht duhet të shkojë në 50%. 

Rama ka përmendur këtu dhe rastin e Dibrës, ku ofendoi dibranët si çyryk nëse nuk votojnë këtë forcë politike në zgjedhjet e kaluara. 

“Ne jemi në pushtet, falë grave. E kuptuan dhe ata në Dibër, ku u ne morëm më shumë vota. Ata e kuptuan dhe kur unë u thash; nëse s’dëgjoni gratë, jeni çyrykë dhe në fakt ata treguan se nuk janë të tillë. Ne nuk kemi ambicie për të qenë ata që nuk duhet të jemi duke pasur 34% gra dhe duhet ta kapërcejmë. Do ta kapërcejmë tani! Kemi organizata ku ka vetëm një burrë dhe nuk ka bashkëkryetare fare. Duhet të mos e lejojmë,” tha ai./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll