Politike

Rama flet për sigurinë ushqimore: Jemi larg standarteve të BE-së

Rama theksoi se, BE-ja ka sjell një mision monitorimi në disa pika ku prodhohet dhe përpunohet qumështi dhe mishi dhe sipas tij rezultatet janë dobët.

21 Mars 2026, 12:45 Nga I.A
Rama flet për sigurinë ushqimore: Jemi larg standarteve të
Edi Rama

LALËZ- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sigurinë ushqimore në vend dhe problemet që ajo ka. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama deklaroi se nga siguria ushqimore jemi shumë larg standarteve evropiane. Për këtë Rama theksoi se, BE-ja ka sjell një mision monitorimi në disa pika ku prodhohet dhe përpunohet qumështi dhe mishi dhe sipas tij rezultatet janë dobët.

'Të rrisnim në komunikimin dhe informimin për të gjithë procesin tonë për negociatat në anëtarësimin në BE. Të përcjellim të gjithë këtë material në territor. Njerëzit duhet t’i mbajmë sa më të informuar, sepse i gjithë ky proces lidhet me jetën tonë të përditshme. Një shembull, BE ka çuar një mision monitorimi, të një sërë pikash ku prodhohet dhe përpunohet qumështi dhe mishi, rezultatet janë larg rezultateve që na bëjnë me një vend që të mbyllet kapitulli për sigurinë ushqimore. Për këtë ka nevojë për një informimin dhe një mirëkuptim,' tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll