Politike

Reformat Territoriale dhe Zgjedhore, Rama: Do apo nuk do PD, komisionerët do jenë jopartiakë

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama theksoi se reforma Territoriale duhet që të dalë nga guaska e komisionit dhe të diskutohet me qytetarët në territor.

21 Mars 2026, 12:42 Nga I.A
Reformat Territoriale dhe Zgjedhore, Rama: Do apo nuk do PD, komisionerët
Edi Rama

LALËZ- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për reformat Territoriale dhe Zgjedhore. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama theksoi se reforma Territoriale duhet që të dalë nga guaska e komisionit dhe të diskutohet me qytetarët në territor.

Ndërsa për reformën Zgjedhore, Rama kërkoi që të adresoheshin të gjitha rekomandimet e OSBE ODIHR. Këtu Rama foli dhe për depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore. 

'Së dyti, kemi folur për ligjin organik për funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi i ka deputetët pa status I ka të pa majftueshme burimet me të cilat funksionon, nuk ka as shtëpi. Këshuqe, të gjitha këto duhen bërë dhe duhen bërë tani. Mbasë nuk përfundon brenda këtij mandati, por është e domosdoshme të nisë pa kaluar gjysma e këtij mandati. Kemi vënë para nesh detyrën për një reformë territoriale që s’mund të qëndrojë e mbyllur në guackën e një komisioni. Ka ardhur koha të diskutohet, ta diskutojmë ne me njerëzit në territor. Ka nevojë, për fjalë për fantazi e shpifje që kanë nisur të qarkullojnë për t’ju kundërvënë reformës. Po ashtu, reforma zgjedhore kemi nisur nga puna. Duhet të adresojmë rekomandimet e OSBE ODIHR por duhet ta bëjmë depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore duan apo nuk duan ata që kurrë mos daçin. Duhet të bëjmë çmos që rezultati të dalë më shpejt, duke bërë këto dy gjëra, do i japim përgjigje shumë shqetësimeve që krijohen artificialisht. Folëm për ngritjen e komisioneve parlamentare të reja, u ngritën dhe besoj që do të ndihmojnë që Kuvendi të funksionojë më mirë,' tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll