Politike

Çmimi i karburanteve/ Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

Në një bashkëbisedim me ta në rrjetet sociale, ai prezantoi propozimet e opozitës për uljen e çmimit të naftës, duke theksuar nevojën për ndërhyrje të menjëhershme përmes ndryshimeve fiskale.

21 Mars 2026, 12:34 Nga I.A

Çmimi i karburanteve/ Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar rritjen e çmimit të karburanteve në vend, pas shqetësimeve të ngritura nga qytetarët. Në një bashkëbisedim me ta në rrjetet sociale, ai prezantoi propozimet e opozitës për uljen e çmimit të naftës, duke theksuar nevojën për ndërhyrje të menjëhershme përmes ndryshimeve fiskale.

'Kemi përgatitur draftin me të cilin ne kërkojmë menjëherë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës. Pra ligji ynë propozon përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës. Ne do të kërkojmë dhe të vendoset sistemi fiskal që ekziston në Kosovë dhe Maqedoni, vende në të cilat nafta rritet, kur rritet në tregun botëror, por kjo rritje përsëri bën që në këto vende përsëri çmimi të jetë 70% më i ulët në Shqipëri,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll