Politike

'Do ulin numrin e deputetëve'/ Rama: Do çojmë përpara ligjin e munguar për referendumet

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama theksoi se do të ulin numërin e deputetëve të Kuvendit me referendum popullor.

21 Mars 2026, 12:38 Nga I.A
'Do ulin numrin e deputetëve'/ Rama: Do çojmë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish sot ndërhyrjet në Kushtetutë dhe ndryshimin e saj. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama theksoi se do të ulin numërin e deputetëve të Kuvendit me referendum popullor.

Për këtë arsye, Kryeministri deklaroi se ka ardhur koha që të çohet përpara në Kuvend për miratim ligji për referendumet. 

“Disa reforma të rëndësishme për të cilat duhet të flasim me njerëzit në këtë proces që nisin nga sot deri në fund të prillit dhe më pas deri në fund të qershorit që konsolidohet me përfundimin e të gjithë zgjedhjeve në PS. Kemi folur për riorganizimin e Kuvendit të Shqipërisë, 10 legjislatura kanë hyrë e kanë dalë. Ne do zbresim numrin e deputetëve dhe besoj për këtë ne jemi vonë por prapë kemi të gjithë kohën që t’i thërrasim shqiptarët në referendum dhe ndaj ne do çojmë përpara ligjin e munguar për referendumet sepse ka edhe tema të tjera që duhet ti vendosim përpara shqiptarëve dhe t’i lëmë të thonë se kush eshte me ke. Besoj që ligji i ri për referendumet është i realizueshëm brenda këtij sesioni”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll