Politike

Berisha: Protesta e qëndrueshme dhe e vazhdueshme është rruga e vetme e përmbysjes së regjimit

Sipas Berishës, deputetët janë udhëzuar të shpërndahen pranë protestuesve të zonave të tyre, si pjesë e një strategjie organizative për të rritur pjesëmarrjen dhe koordinimin në terren.

21 Mars 2026, 12:40 Nga I.A

Berisha: Protesta e qëndrueshme dhe e vazhdueshme është rruga e

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbardhur skenarin e protestës kombëtare që opozita do të zhvillojë nesër, duke theksuar se deputetët nuk do të qëndrojnë në vijën e parë të tubimit. Sipas Berishës, deputetët janë udhëzuar të shpërndahen pranë protestuesve të zonave të tyre, si pjesë e një strategjie organizative për të rritur pjesëmarrjen dhe koordinimin në terren.

'Shumë faleminderit Muharrem për sugjerimet shumë të drejta. Mendoj se strukturat e PD, sot më shumë se kurrë, duhet t’i përgjigjen misionit të tyre, pasi ky mision është shpëtimtar për Shqipërinë dhe opozita është shpresa e vetme për këtë vend. Së dyti, jam plotësisht dakord me ju se protesta e qëndrueshme dhe e vazhdueshme është rruga e vetme e përmbysjes së regjimit,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll