Politike

'Durimi ynë, heroik përballë llumit'/ Rama: E kemi dorëzuar shpatën e gjyqësorit te pushteti gjyqësor

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, Rama deklaroi se edhe pse shpata e gjyqësorit është dorëzuar, duhet durim i madh në mënyrë që drejtësia të rritet në nivelin që duhet. 

21 Mars 2026, 12:37 Nga I.A
'Durimi ynë, heroik përballë llumit'/ Rama: E kemi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me Reformën në Drejtësi, qeveria e ka dorëzuar shpatën e gjyqësorit te pushteti gjyqësor. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, Rama deklaroi se edhe pse shpata e gjyqësorit është dorëzuar, duhet durim i madh në mënyrë që drejtësia të rritet në nivelin që duhet. 

Ndërkohë që, më tej Rama sulmoi dhe mediat, duke thënë se durimi i socialistëve përballë llumit politik dhe mediatik duhet të jetë heroik.

'Prandaj shumë cka që nuk shkon më vjen keq ta them për ata që e kërkojnë nga ne dhe më vjen mirë ta them për ata që na akuzojnë, nuk ka të bëjë me ne. E kemi dorëzuar shpatën e gjyqësorit te pushteti gjyqësor. Kemi qeverinë e vendit, por nuk kemi qeverinë e drejtësisë. Ne jemi këtu vetëm për të bërë durim të madh, durim strategjik në funksion të gjithë vizionit tonë për transformimin e drejtësisë. Institucionet demokratike ndryshe nga fëmijët nuk rriten aq shpejt. Një fëmije i duhen 20 vjet, po të themi 18 vjet, institucioneve i duhen shumë më tepër dhe shteteve shumë më tepër. Sot ne, frymëzuesit, mbështetësit e reformës në drejtësi, jo vetëm që flasim gjëra të tjera nga ato që mund të flisnim nëse do ishte bërë 35 vite më parë reforma, por dëgjojmë edhe shumë gjëra që nuk na takojnë. Por një gjë e përsri, bebja nuk mund të hidhet kurrë poshtë, bashkë me ujin e pistë. Durimi ynë duhet të jetë heroik përballë gjithë llumit. Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Socialiste të Shqipërisë. Do mbajë mend këtë kohë të reformës dhe pavarësimit të drejtësisë të tjerat do i marrë era. Ne jemi PS dhe duhet të përballemi me llumin që vjen drejt nesh me gjithë farë akuzash e shprehje të barbarisë, që karakterizon një periudhë kur demokracia është ende një qenie në formim e sipër dhe jo plotësisht e formuar,' tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll