Politike

Zgjedhjet vendore 2027/ Rama bën parashikimet e veta: Do të kemi një rezultat më të mirë se të kaluarat

Rama theksoi se ky proces do të jetë i hapur me njerëzit dhe përtej guaskave të PS. 

21 Mars 2026, 12:20 Nga I.A
Zgjedhjet vendore 2027/ Rama bën parashikimet e veta: Do të kemi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me organizimin për zgjedhjet vendore të vitit 2027. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama deklaroi se synimi i PS-së është që të kenë një rezultat më të mirë sesa rezultatet e zgjedhjeve të kaluara. 

Rama theksoi se ky proces do të jetë i hapur me njerëzit dhe përtej guaskave të PS. 

'Jemi këtu për të nisur një proces, i cili është i kombinuar me komunikimin intensiv të PS në të gjithë territorin së bashku me angazhimin tërësor të PS, në funksion të zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Sot hyjmë në fazën tjetër të punës sonë për zgjedhjet e ardhshme, duke u nisur nga analizat e  bëra dhe forcat që do kemi kapacitetin në terren, kemi të gjitha mundësitë që të mendojmë se do të kemi një rezultat më të mirë. Do të jetë një proces i hapur me njerëzit, përtej guaskave të PS. Me njerëzit dhe për njerëzit do të thotë një përballje në të gjithë territorin për të vërtetat tonë, për punën në Shqipëri. Është shumë e rëndësishme që të adresojmë tema, që marrin drejtime të paditura, nga tenxheret e vlimit mediatike,' tha Rama./Dosja.al

edi rama asambleja e ps

Sondazh

Poll