Politike

Rama: Drejtësia e pavarur nuk është e mjaftueshme për një drejtësi funksionale

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama ka deklaruar se edhe pse drejtësia e pavarur nuk është e mjaftueshme për drejtësinë funksionale. 

21 Mars 2026, 12:24 Nga I.A
Rama: Drejtësia e pavarur nuk është e mjaftueshme për
Edi Rama

LALËZ- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për reformën në drejtësi, duke theksuar se akoma nuk është funksionale në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama ka deklaruar se edhe pse drejtësia e pavarur nuk është e mjaftueshme për drejtësinë funksionale. 

 Rama e quajti drejtësinë shqiptare si të pavarësur në një shtrat të përgjakur dhe të ndyrë që nuk ka qenë e lirë për mbi 100 vite.

“Vendosmërinë si trupë udhëheqëse e Shqipërisë në raport me gjithçka që ka ardhur më pas kalimit të reformën në drejtësi dhe presim të vijë më tej. Ne kemi bërë atë që nuk e ka bërë askush dhe që nuk ka marrë guximin ta parafytyrojë përpara se ne të bënim. Kemi hapur një shteg historik për drejtësinë dhe e kemi hapur duke u tërhequr plotësisht nga territori i pushtetit gjyqësor. Me fakte askush nuk mund të tregojë se ku lidhet dhe si lidhet pushteti ekzekutiv së bashku me legjislativin si shprehje me të gjithë proceset e brendshme që kanë të bëjnë me promovimet, inspektimet, shkarkimet. Ne nuk kemi asnjë pushtet me kapacitetin për të ndërhyrë në këtë zinxhir. Faktikisht sot mund të thuhet gjithçka dhe thuhet për çdo gjë por askush nuk mund të japë fakte për mungesën e pavarësisë së drejtësisë. Sot drejtësia është e pavarur dhe kjo është pak, se një drejtësi e pavarur nuk është mjaftueshëm për të garantuar drejtësi funksionale dhe shtet të së drejtës sepse duhet të jetë e paanshme dhe profesionale dhe në këto ka shumë për të bërë. Drejtësia jonë është pavarësuar në një shtrat të përgjakur dhe të ndyrë që për 100 e kusur vite as e lirë dhe as e pavarur”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll