Politike

Rritja e çmimit të naftës/ Rama: Nëse çmimi kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza e karburantit

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama theksoi se nëse çmimi vazhdon rritet dhe kalon vlerën 220 lekëve do të ketë ulje me 20% të akcizës së naftës. 

21 Mars 2026, 12:13 Nga I.A
Rritja e çmimit të naftës/ Rama: Nëse çmimi kalon
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se çmimi i naftës vazhdoi të rritej dhe prandaj u vendos rikthimi i Bordit të Transparencës. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama theksoi se nëse çmimi vazhdon rritet dhe kalon vlerën 220 lekëve do të ketë ulje me 20% të akcizës së naftës. 

“Siç kemi mësuar nga ato që ndodhin larg nesh, jetojmë në një botë të lidhur në zinxhirin e vet ekonomik saqë çdo krizë larg nesh projektohet edhe tek ne. E kam fjalën për atë që po shfaqet si impakt i drejtpërdrejt të luftës së SHBA dhe Izraeli i kanë hapur regjimit kriminal të Teheraniy. Impakt në të gjitha pompat e furnizimit me naftë e benzinë. Çmimi i naftës jo vetëm që është rritur, por parashikohet të rritet edhe më tutje dhe për këtë arsye kemi vendosur Bordin dhe kemi marrë vendim që për çdo ditë ku çmimi do kërcejë mbi tavanin e 220 lekë do ketë ulje me 20 % të akcizës së naftës. Fatmirësisht jemi në kushte kur kemi një borxh dhe deficit jo vetëm nën kontroll por edhe të ulët që na mundëson të kemi hapësirë për të mos lënë vetëm askënd, duke pasur parasysh ata që janë më në nevojë,” tha Rama./Dosja.al

Sondazh

Poll