Aktualitet

Tritoli në makinën e Oltion Klosit/ Gjykata jep masat e sigurisë për të arrestuarit, Sabah Nuzi mohon akuzat: Po na fusni në hasmëri

Bëhet me dije se për Sabah Nuzin, i dyshuar si porositësi, dhe Jurgen Gjonaj, Renato Balla, Eklips Leti dhe Kristjan Ahmerama ësht caktuar masa e arrestit në burg, ndërsa për Glentjan Kojtari dhe Dorjan Hamolli është vendosur masa “arrest në shtëpi”, dhe për Geris Molla “detyrim paraqitje”.

17 Mars 2026, 15:08 Nga E. D

Tritoli në makinën e Oltion Klosit/ Gjykata jep masat e sigurisë

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar në lidhje me vendosjen e tritolit në automjetin e Oltion Klosit në Tiranë. Bëhet me dije se për Sabah Nuzin, Jurgen Gjonaj, Renato Balla, Eklips Leti dhe Kristjan Ahmerama ësht caktuar masa e arrestit në burg. Ndërsa për Glentjan Kojtari dhe Dorjan Hamolli është vendosur masa “arrest në shtëpi”, dhe për Geris Molla “detyrim paraqitje”.

Sabah Nuzi, i cili akuzohet si porositës i krimit nga burgu, ka mohuar akuzat. Ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe u ka bërë thirrje mediave dhe Prokurorisë që të jenë të jenë të kujdesshme me deklaratat, pasi sipas tij, kjo ngjarje po i fut në hasmëri me të tjerët.

“Nuk kam lidhje me ngjarjen. U kërkoj edhe medias edhe prokurorisë të jenë të kujdesshme me deklaratat, pasi akuzohem për diçka që nuk e kam bërë dhe po na fusni në hasmëri me të tjerët,” ka deklaruar ai. 

Ngjarja ndodhi më 10 mars në Tiranë, ku një sasi eksplozivi u vendos në automjetin e Klosit dhe shpërtheu me telekomandë. Dyshohet se motivi lidhet me një konflikt për pazare droge. Prokuroria thekson se Nuzi, edhe pse në burg, ka organizuar ngjarjen si hakmarrje për një borxh të pakthyer, ndërsa Jurgen Gjonaj dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse. Personat e tjerë akuzohen se kanë ndihmuar me informacione, sigurimin e eksplozivit dhe organizimin e largimit pas atentatit./Dosja.al

oltjon klosit

Sondazh

Poll