Aktualitet

Vodhi 2 automjete, arrestohet 22-vjeçari në Malësin e Madhe! Në pranga edhe 2 xhaxhallarët e tij pasi iu gjetën çifte e kanabis

Ai u arrestua nga forcat blu, pasi  u kap në flagrancë dje, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, të cilin dyshohet se e ka vjedhur. 

17 Mars 2026, 14:51 Nga E.d
Vodhi 2 automjete, arrestohet 22-vjeçari në Malësin e
Foto ilustruse

MALËSI E MADHE- Policia ka arrestuar ditën e sotme një22-vjeçar në Malësin e Madhe. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi  u kap në flagrancë dje, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, të cilin dyshohet se e ka vjedhur. Nga hetimet dyshohet ai ka vjedhur një tjetër automjet, në fshatin Selcë, i cili u gjet i parkuar përpara banesës së tij.

Në pranga kanë rënë gjithashtu edhe 2 xhaxhallarët e 22-vjeçarit, të dy banues në fshatin Zagorë. Kjo pasi gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë iu gjetën 2 çifte që i mbanin pa leje dhe 1 kg e 150 gramë lëndë të dyshuar kanabis.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i punës së pandërprerë hetimore për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes dhe të veprimtarive të tjera kriminale, si dhe për kapjen e autorëve të tyre, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë arrestuar shtetasit:

M. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Zagorë. Ky shtetas u kap në flagrancë dje, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, të cilin dyshohet se e ka vjedhur më datë 15.03.2026, në fshatin Selcë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur një tjetër automjet, në fshatin Selcë, më datë 03.08.2025, i cili u gjet i parkuar përpara banesës së tij.

-B. Gj., 39 vjeç, dhe E. Gj., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Zagorë, pasi gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë iu gjetën 2 armë gjahu (çifte) që i mbanin pa leje dhe 1 kg e 150 gramë lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

 22-vjeçar vjedhje policia

Sondazh

Poll