Aktualitet

Dosja “Plumbi i artë”/ Ilirian Feçi dëshmon në GJKKO: Grabitjen e kryem me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin

Gjatë dëshmisë së tij për dosjen "Plumbi i artë", Feçi deklaroi se ka bashkëpunuar me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, vëllanë e Nuredin Dumanit.

17 Mars 2026, 13:00 Nga D.S
Dosja “Plumbi i artë”/ Ilirian Feçi dëshmon në
Ilirjan Feçi

TIRANË- Ilirjan Feçi ka dëshmuar këtë të martë para Gjykatës së Posaçme, duke zbardhur detaje mbi grabitjen e dhunshme të ndodhur në shkurt të vitit 2011 në Elbasan. Gjatë dëshmisë së tij për dosjen "Plumbi i artë", Feçi deklaroi se ka bashkëpunuar me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, vëllanë e Nuredin Dumanit. Ai sqaroi se gjatë aksionit nuk kanë pasur armë zjarri, por vetëm një levë që mbahej nga Dashnor Dumani.

Lidhur me dinamikën e ngjarjes, Feçi rrëfeu se pasi u mblodhën në zonën e Nish-Tullës dhe në Elbasan, grupi u drejtua për te banesa e Lirak Bajraktarit. Nga kjo grabitje, ai pohoi se kishin arritur të merrnin një çantë me bizhuteri dhe flori. I pandehuri, i cili po gjykohet në një proces të veçuar, shpjegoi se njohja e tij me Nuredin Dumanin rridhte përmes një kushëriri dhe se ky i fundit kishte dijeni për banesën e tij në Kavajë.

Për sai përket të pandehurin Gentian Sharra, Feçi deklaroi se ai nuk ka qenë pjesë e grabitjes. Ai specifikoi se me Sharrën kishte vetëm marrëdhënie njohjeje për arsye biznesi, pasi ai vetë merrej me shitblerje makinash, ndërsa Sharra kishte një servis.

“Kemi qenë tre persona: Talo Çela, Dashnor Dumani dhe unë. Talo kishte makinën. Ngjarja është filmuar nga kamerat e një banke dhe një banese private. U konfliktua pak me Dashnorin. I morëm çantën dhe u larguam drejt shtëpisë së Talos. Kishte flori, varëse, medalione dhe ora. Pasi i shitëm në Tiranë, i ndamë në tre pjesë. Gentian Sharra nuk ka qenë në vjedhjen e Bajraktarit. Ai ka qenë shumë mirë financiarisht. Unë shkova aty vetëm për të marrë paratë e mia mbrapsht”, deklaroi Feçi./Dosja.al

 

ilirjan feçi talo Çela dashnor dumani

Sondazh

Poll