Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese të pabanuar në Elbasan, policia nis hetimet

Bëhet me dije se si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.

17 Mars 2026, 15:03 Nga E.d
Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese
Foto ilustruse

ELBASANNjë shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një banesë të pabanuar në qytetin e Elbasanit. Bëhet me dije se si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon të zbardhur autorësinë dhe rrethanat e rastit

“Rreth orës 09:45 të datës 17.03.2026, Policia është njoftuar se dyshohej se në oborrin e banesës në pronësi të shtetasit shtetasit K. Ç. (objekt aktualisht i pabanuar), është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon të zbardhur autorësinë dhe rrethanat e rastit”, njoftoi sot Policia./Dosja.al

elbasan policia tritol

Sondazh

Poll