Aktualitet

Në kërkim për një bazë armësh/ I shumëkërkuari Ylli Zalla i shpëton arrestimit, i dyshuar edhe për lidhje me atentatin në Rinas

Zalla ishte në kërkim që nga muaji nëntor për një bazë armësh dhe gjithashtu dyshohet edhe për lidhje me atentatin e ndodhur në Rinas.

17 Mars 2026, 15:06 Nga E. D
Në kërkim për një bazë armësh/
Ylli Zalla

TIRANË- Ylli Zalla ka arritur t’i shpëtojë një operacioni të policisë, të cilët kishte zbuluar vendndodhjen e tij në Zallë të Fushë Krujës, por i shumëkërkuari ka arritur tu ikë efektivëve. Zalla ishte në kërkim që nga muaji nëntor për një bazë armësh dhe gjithashtu dyshohet edhe për lidhje me atentatin e ndodhur në Rinas.

Policia zbuloi më 20 shkurt të këtij viti, një arsenal armësh në fshatin Zall që dyshohet se i përkisnin 49-vjeçarit. Gjithashtu u sekuestruan 24 kallëpe tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 5 ndezës granatash, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti.

Po ashtu, pak muaj më parë, Zallës iu sekuestrua një tjetër arsenal armësh dhe ai u shpall në kërkim. I shumëkërkuari dyshohet edhe për lidhje me atentatin e ndodhur në Rinas, ku u vra Gilmando Dani dhe ish efektivi i AMP, Muçi Shaljani. 

Si ndodhi atentati në Rinas?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

ylli zalla

Sondazh

Poll