Aktualitet

Shtyhet seanca në GJKKO/ Ish zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë: Jam shtatzënë

Delibashi mbahet prej më shumë se tre muajsh në masën e “arrestit në shtëpi”, por tashmë pretendon se kjo masë duhet zbutur, për shkak të rrethanave në të cilat ndodhet, pasi është shtatzënë.

17 Mars 2026, 13:47 Nga D.S
Shtyhet seanca në GJKKO/ Ish zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkoi
Hava Delibashi

TIRANË- Ish-zëvendësdrejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Hava Delibashi është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesën për masën e sigurisë. Delibashi mbahet prej më shumë se tre muajsh në masën e “arrestit në shtëpi”, por tashmë pretendon se kjo masë duhet zbutur, për shkak të rrethanave në të cilat ndodhet, pasi është shtatzënë.

Seanca e sotme u shty, me qëllim që prokurorët e posaçëm, Bledar Maksuti e Altin Dumani, që po hetojnë skandalin e AKSHI-t të paraqesin informacionin dy mujor lidhur me veprimet hetimore.

Delibashi po hetohet veprat penale “shkelje të barazisë në tendera e kryer në formën e bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga grupi kriminal./Dosja.al

hava delibashi gjkko spak

Sondazh

Poll