Aktualitet

Mbahet ceremonia mortore/ Pas apelit të trishtë të babait, trupi i pajetë i vogëlushit dërgohet në Devoll

Babai i vogëlushit rrëfeu pak ditë më parë kalvarin e gjatë të përballjes me problemet shëndetësore të djalit, i cili që prej lindjes vuante nga komplikacione të rënda në mushkëri dhe infeksione që ia bënin të pamundur ushqyerjen normale.

17 Mars 2026, 13:31 Nga D.S
Mbahet ceremonia mortore/ Pas apelit të trishtë të babait, trupi
Babai i foshnjes

DEVOLL- Pas apelit prekës që babai bëri një ditë më parë në media, trupi i pajetë i foshnjës që humbi jetën në spital është kthyer familjes dhe po përcillet sot për në banesën e fundit. Babai i vogëlushit rrëfeu pak ditë më parë kalvarin e gjatë të përballjes me problemet shëndetësore të djalit, i cili që prej lindjes vuante nga komplikacione të rënda në mushkëri dhe infeksione që ia bënin të pamundur ushqyerjen normale.

Sipas babait, gjatë javëve të fundit, foshnja kaloi përmes një odiseje lëvizjesh mes spitaleve të Devollit dhe Korçës, për t'u dërguar së fundmi sërish drejt Tiranës. Pavarësisht përpjekjeve në spitalin "Nënë Tereza", i vogli nuk arriti të mbijetonte, duke kapitulluar kështu në mënyrë tragjike betejën e tij të shkurtër me jetën./Dosja.al

Sondazh

Poll