Aktualitet

Kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme/ AKU bllokon  328 kg djathë dhe 738 kg fileto pule, pezullohet aktiviteti i një prej bizneseve

​Gjatë kontrollit zyrtar në subjektin “Bonum”, u konstatuan kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme, si dhe prani të mykut, ndryshkut dhe lagështisë në ambientin e përpunimit.

17 Mars 2026, 14:29 Nga E.d
Kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme/ AKU bllokon  328
Foto ilustruse

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur dy subjektet “Bonum” dhe “KMY” pasi konstatoi shkelje serioze të sigurisë ushqimore gjatë kontrolleve të ushtruar ndaj tyre. 

​Gjatë kontrollit zyrtar në subjektin “Bonum”, u konstatuan kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme, si dhe prani të mykut, ndryshkut dhe lagështisë në ambientin e përpunimit. Për këto shkelje, u mor masa e menjëhershme e bllokimit të aktivitetit si dhe bllokimi i produktit të pasigurt, rreth ​328 kg djathë i bardhë dhie.

Gjatë kontrollit në subjektin “KMY”, u konstatua një ambient ndihmës me kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme, ku procesi i shkrirjes së produkteve kryhej në kundërshtim me normat teknike. Për këtë arsye, u vendos masa e bllokimit për ambientin ndihmës si dhe bllokimi i sasive të produkteve.

Në lidhje me këtë u bllokuan 588 kg fileto pule dhe 150  kg gjoks pule. ​Nga këto produkte janë marrë mostrat për analizë mikrobiologjike dhe sasia do të qëndrojë e bllokuar deri në daljen e rezultateve laboratorike.

NJOFTIMI I AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Tiranë, bazuar në planin mujor të kontrolleve me bazë risku në stabilimente me rrezikshmëri të lartë, kanë ushtruar kontrolle zyrtare në dy subjekte me aktivitet “Përpunim qumështi” dhe “Përpunim mishi”.

​Gjatë kontrollit zyrtar në subjektin “Bonum” (Baxho), trupa inspektuese konstatoi kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme, si dhe prani të mykut, ndryshkut dhe lagështisë në ambientin e përpunimit. Për këto shkelje, u mor masa e menjëhershme e bllokimit të aktivitetit si dhe bllokimi i produktit të pasigurt: ​328.7 (triqind e njëzet e tetë pikë shtatë) kg djathë i bardhë dhie.

​Ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën e 300.000 (triqind mijë) lekë për ushtrim të aktivitetit në kundërshtim me kërkesat ligjore mbi kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të higjienës së ushqimeve. ​Gjithashtu, gjatë kontrollit në subjektin “KMY” (Përpunim mishi), u konstatua një ambient ndihmës me kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme, ku procesi i shkrirjes së produkteve kryhej në kundërshtim me normat teknike. Për këtë arsye, u vendos masa e bllokimit për ambientin ndihmës si dhe bllokimi i sasive të produkteve:

​588 (pesëqind e tetëdhjetë e tetë) kg fileto pule “Super Frango”;

​150 (njëqind e pesëdhjetë) kg gjoks pule “Pechungon”.

​Nga këto produkte janë marrë mostrat për analizë mikrobiologjike dhe sasia do të qëndrojë e bllokuar deri në daljen e rezultateve laboratorike. Ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën e 300.000 (triqind mijë) lekë.

​AKU garanton konsumatorët se do të vijojë kontrollet rigoroze në mbrojtje të shëndetit publik dhe inkurajon qytetarët që të denoncojnë çdo rast të cenimit të sigurisë ushqimore në e-mailin zyrtar [email protected] ose në numrin e gjelbër 08007575./Dosja.al

aku kmy bonum

Sondazh

Poll