Mbeti i plagosur me 10 plumba në atentatin mafioz të Rinasit, Muçi Shaljani vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore
TIRANË- Muçi Shaljani, i cili mbeti i plagosur disa ditë më parë në atentatin mafioz të Rinasit, vazhdon të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas burimeve nga Spitali i Traumës 40-vjeçari agjent i AMP-së, vijon të jetë i intubuar dhe ende nuk ka shfaqur asnjë përmirësim.
Si ndodhi ngjarja?
Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al