Aktualitet

Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli dhe 2 armë zjarri, po transportoheshin nga Shëngjergji për në Tiranë

Mësohet se armët ishin marrë nga fshati Shëngjergj dhe synohet të shiteshin në Tiranë.

17 Mars 2026, 10:50 Nga I.A
Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli dhe 2 armë zjarri, po
Foto nga ngjarja

TIRANË- Një arsenal armësh është kapur ditën e sotme teksa po transportohej në Tiranë. Mësohet se armët ishin marrë nga fshati Shëngjergj dhe synohet të shiteshin në Tiranë.

Gjatë aksionit të policisë janë kapur 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri si dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Nga ky aksion ka rënë në pranga një 46-vjeçar me iniciale U.M.


Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Synimi". Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë. Arrestohet në flagrancë shtetasi që transportonte armët dhe municionin, që dyshohet se i kishte marrë në fshatin Shëngjergj, me qëllim shitjen në Tiranë. Si rezultat i punës intensive operative dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasve të përfshirë në transportim/shitje të armëve shpërthyese dhe armëve të zjarrit, për përdorim në ngjarje kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan me sukses operacionin e koduar “Synimi".

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë, në rrugën e fshatit Shëngjergj, shtetasi U. M., 46 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Armët dhe municioni u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit. Vijon hetimi, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

aksion ne tirane

Sondazh

Poll