Aktualitet

Tritoli në makinën e Oltjon Klosit! Sabah Nuzi dhe 36-vjeçari nuk njihen me njëri-tjetrin, atentati ishte në llogari të...

Por nëse komandanti i përgjithshëm amerikan po përballet me një luftë të zgjedhur që duket se rrezikon të përshkallëzohet në mënyra që ai nuk mund t’i kontrollojë, këto shqetësime nuk po shfaqen publikisht.

17 Mars 2026, 10:11 Nga D.S
Tritoli në makinën e Oltjon Klosit! Sabah Nuzi dhe 36-vjeçari
Oltjon Klosi

LEZHË- Hetimet për shpërthimin e makinës së Oltjon Klosit më 10 mars në Tiranë kanë marrë një kthesë të papritur pas dëshmive të të arrestuarve. Sipas informacioneve paraprake mësohet se, autorët pranuan krimin duke zbuluar se porosia erdhi nga Sabah Nuzi, i cili ndodhet në burg.

Policia dyshonte për një borxh direkt mes Nuzit dhe Klosit, por dëshmitë e reja treguan se ata nuk njiheshin fare me njëri-tjetrin. Kjo dëshmi sugjeron se shpërthimi ishte një shërbim i kryer për llogari të personave të tjerë ende të paidentifikuar.

Ekzekutuesi i atentatit, Jurgen Gjonaj, i cili pranoi se vendosi tritolin për të shlyer një detyrim financiar prej 15 mijë eurosh. Ky borxh i kishte lindur Gjonajt ndaj porositësit Nuzi pas humbjes së një ngarkese lënde narkotike në Gjermani.

Jurgen Gjonaj, Renato Balla, Kristjan Ahmerama dhe Eklips Leti akuzohen drejtpërdrejt për shkatërrimin e pronës me eksploziv në bashkëpunim. Ndërkohë, Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla po ndiqen penalisht për përkrahje të autorit të krimit. Ky grup i strukturuar kishte ndarë detyrat me kujdes për të realizuar sulmin dhe për t'u shpëtuar prangave.

Zbardhja e plotë e ngjarjes erdhi falë një biçiklete të vjedhur që u përdor nga autori ditën e krimit. Biçikleta ishte vjedhur nga Kristjan Ahmerama dhe u fsheh pas shpërthimit në një ambient në zonën e Laprakës. Duke mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e Ahmeramajt, policët arritën të identifikonin të gjithë zinxhirin e bashkëpunëtorëve të përfshirë./Dosja.al

oltjon klosi sabah nuzi

Sondazh

Poll