Aktualitet

Goditet 'foleja' e prostitucionit në Durrës/ Procedohen penalisht dy vajza, në kërkim dy të tjera

Sipas njoftimi të policisë ësohet se, ishte marrë me qira një ambient në lagjen nr. 13 dhe një hotel, ku dyshohet se zhvillohej kjo veprimtari.

17 Mars 2026, 12:21 Nga D.S
Goditet 'foleja' e prostitucionit në Durrës/ Procedohen
Durres

DURRËS- Një fole prostitucioni u godit sot në Durrës pas një operacioni që zgjati dy javë. Sipas njoftimi të policisë ësohet se, ishte marrë me qira një ambient në lagjen nr. 13 dhe një hotel, ku dyshohet se zhvillohej kjo veprimtari.

Uniformat blu bëjnë me dije se, mes të proceduarve janë dy gra nga Brazili, një 33-vjeçare e kapur në hotel dhe një 27-vjeçare e kapur në ambientin me qira. Në hetim është edhe një 45-vjeçar, administrator i hotelit, i dyshuar për fshehje të të ardhurave.

Njoftim i policisë:

"Durrës/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prostitucionit Finalizohet, pas 2 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Storm 16”. Zbulohet në lagjen nr. 13, Durrës, një ambient i marrë me qira për të ushtruar prostitucion.

Procedohen penalisht 2 shtetase braziliane që ushtronin prostitucion në këtë ambient dhe në një hotel. Procedohet penalisht, për fshehje të të ardhurave, administratori i hotelit ku u kap njëra nga shtetaset braziliane. Shpallen në kërkim dy shtetase, njëra që kishte marrë me qira ambientin ku ushtrohej prostitucioni dhe tjetra që dyshohet se e ka ushtruar këtë veprimtari më parë, në këtë ambient.

Procedohen penalisht edhe 8 shtetas.Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 10 celularë dhe pasaporta. Si rezultat i hetimeve intensive me metoda proaktive, të kryera gjatë 2 javëve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, u finalizua operacioni i koduar “Storm 16”.

Në vijim të veprimeve procedurale, në kuadër të operacionit, u proceduan penalisht dy shtetase braziliane: L. C., 33 vjeçe, e cila u kap në hotel, dhe V. B., 27 vjeçe, e cila u kap në ambientin e marrë me qira, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion. Gjithashtu, u proceduan penalisht edhe 8 shtetas të tjerë, banues në Vlorë, Durrës dhe Divjakë.

Po në kuadër të operacionit, u shpallën në kërkim shtetaset braziliane G. S., 30 vjeçe, banuese në Brazil, për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, dhe M. R., 38 vjeçe, banuese në Brazil, për veprën penale “Prostitucioni”. Gjithashtu, nisi procedimi për shtetasin K. P., 45 vjeç, banues në Durrës, administrator i hotelit, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.",njofton polcia./Dosja.al

durres goditet \'foleja\' e prostitucionit në durrës procedohen penalisht dy vajza në kërkim dy të tjera

Sondazh

Poll