Politike

Rama përjashton nga konferenca e shtypit gazetaren Meta

Gazetarja Meta e pyeti Ramën në lidhje me përdorimin e standardeve të dyfishta në raport me ndëshkimet penale në rastin e qytetarëve të zakonshëm dhe Belinda Ballukun. 

13 Mars 2026, 13:34 Nga I.A
Rama përjashton nga konferenca e shtypit gazetaren Meta
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetaren Ambrozia Meta gjatë konferencës për mediat. Gazetarja Meta e pyeti Ramën në lidhje me përdorimin e standardeve të dyfishta në raport me ndëshkimet penale në rastin e qytetarëve të zakonshëm dhe Belinda Ballukun. 

Pas disa minutash replika, Rama ka ndërprerë konferencën për media për 5 minuta. Gjatë kësaj kohe, Rama ka përjashtuar përgjithmonë gazetaren nga konferenca për mediat./Dosja.al

edi rama ambrozia meta

Sondazh

Poll