Politike

Vizita e ambasadores amerikane në Greqi, Rama: Diskutuam disa çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Gjatë fjalës së tij për mediat, Rama theksoi se me ambasadoren kanë diskutuar disa çështje me interes të lartë amerikan në rajon.

13 Mars 2026, 13:32 Nga I.A
Vizita e ambasadores amerikane në Greqi, Rama: Diskutuam disa
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar vizitën e ambasadores amerikane në Greqi ditën e djeshme në Kryeministri. Gjatë fjalës së tij për mediat, Rama theksoi se me ambasadoren kanë diskutuar disa çështje me interes të lartë amerikan në rajon. Po ashtu Rama theksoi se ambasadorja e SHBA në Athinë është një përfaqësuese botërisht e njohur në politikën amerikane. 


“Ambasadorja ka ardhur për të bërë një takim njohjeje, për të diskutuar për disa çështje me interes të lartë amerikan në rajon, janë të bënë me energjinë, bashkëpunimin rajoinal, me qasjen ndaj forave të treta dhe nga ana tjetër, ambasadorja e SHBA në Athinë, është një përfaqësuese botërisht e njohur në politikën amerikane”, theksoi ai./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll