Politike

Imuniteti i Ballukut/ Rama: Nuk ka akuzë për korrupsion, për mungesat e deputetëve nuk më takon të flasë

Gjatë konferencës për mediat, Rama është pyetur në lidhje me mungesat e deputetëve socialistë në seancën e djeshme të Kuvendit.

13 Mars 2026, 13:30 Nga I.A
Imuniteti i Ballukut/ Rama: Nuk ka akuzë për korrupsion, për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në rastin e Belinda Ballukut nuk ka asnjë akuza për korrupsion. Gjatë konferencës për mediat, Rama është pyetur në lidhje me mungesat e deputetëve socialistë në seancën e djeshme të Kuvendit. Për këtë, Rama theksoi se nuk i takon atij të flas në lidhje me mungesat e deputetëve, por kreut të grupit parlamentar. 

'Unë ato i lexoj në mënyrën e duhur. Ndryshe nga ata që i komentoj ndryshe, unë arrij që t’i përputh deklaratat me bisedat që kam pasur. Ka pasur debate, deklaratat nuk flasin absolutisht në komentet që u bëhen. Deklaratat flasin domosdoshmërit që të vazhdohet hetimi dhe lufta kundër korrupsionit. Nuk shikoj asnjë problem dhe jam i linjësuar për atë se çfarë shkruhet në deklaratë. Parlamenti nuk është noteri i prokurorisë, Parlamenti ka të drejtë që të shikoj meritën e kërkesës. Nuk ka akuzë për korrupsion, hetimet mund të vazhdojnë edhe kaq. Arsyet e mungesës së dy deputetëve nuk më takon mua që ta them, por kreut të Grupit Parlamentar,' tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll