Politike

VIDEO/ Ambasadorja e SHBA-ve në Athinë, vizitë misterioze në Kryeministri me Ramën

Ky takim ka mbetur tërësisht jashtë axhendës zyrtare, pasi as Kryeministria dhe as Ambasada e SHBA-së nuk kanë dhënë sqarime për qëllimin e vizitës.

12 Mars 2026, 18:13 Nga D.S
VIDEO/ Ambasadorja e SHBA-ve në Athinë, vizitë misterioze në
Kimberly Guilfoyle

TIRANË- Një vizitë e papritur e Ambasadores Amerikane në Athinë Kimberly Guilfoyle, ka ndodhur në zyrën e Kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e shkuar. Guilfoyle u pa të hynte në godinë nën pritjen personale të kreut të qeverisë. Ky takim ka mbetur tërësisht jashtë axhendës zyrtare, pasi as Kryeministria dhe as Ambasada e SHBA-së nuk kanë dhënë sqarime për qëllimin e vizitës.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin e takimit, i cili u regjistrua rastësisht nga qytetarët pranë zonës së Piramidës. Mësohet se ajo për një periudhë të gjatë ajo ka bashkëjetuar me djalin e presidentit, Donald Trump Jr., ndërsa sot njihet si një ndër njerëzit më me ndikim në politikën konservatore amerikane. Prania e saj në Tiranë konsiderohet enigmatike, sidomos për shkak të peshës që ajo ka në stafin e afërt të ish-presidentit Trump.


Ajo që e bën edhe më misterioze këtë takim është fakti se diplomatja nuk u shoqërua nga asnjë përfaqësues i ambasadës amerikane në vendin tonë. Kjo shton spekulimet se bisedimet mes saj dhe Ramës mund të jenë të një natyre private apo informale./Dosja.al

kimberly guilfoyle vizitë misterioze në kryeministri me ramën

Sondazh

Poll