Aktualitet

21 Shkurt 2020, 09:58 Nga DOSJA

TIRANË- Kreu i Gjykatës Administrative të Vlorë, Astrit Shema, u përball pak ditë më parë në seancën dëgjimore me një raport negativ në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Sot ky komision ka vendusr shkakrimin nga detyra të Shemës, pasi kishte probleme në raportin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit. Sipas raportit të ILDKPKI, gjyqtari kishte bërë deklarim të pasaktë të pasurisë dhe pishte mungesë burimesh financiare dhe fshehje të pasurisë. Në një njoftim për mediat KPK ka bërë me dije se trupi gjykues i kryesuar nga Suela Zhegu, Etleda Çiftja relatore, Xhensila Pine anëtare, vendosën shkakrimin e Astrit Shemës.

NJOFTIMI NGA KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 19.2.2020 për subjektin e rivlerësimit, Astrit Shema, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 21.2.2020, vendosi: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Astrit Shema, kryetar/gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës Parë Administrative, Vlorë. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj.Suela Zhegu, z. Etleda Çiftja relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. Ky vendim, mund të ankimohet  në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

PROBLEMET NË PASURI

Gjatë seancës dhëgjimore, kreut të Gjykatës Administrative të Vlorës, iu gjendën disa probleme me pasurinë dhe nuk justifikonte dot 5.2 milionë lekë.  Po ashtu relatorja vuri në dukje se pasuria e parë e Shemas ishte një apartament në Përmet i përfituar si i pastrehë në vitet 90’. Apartamenti ishte blerë për 936 mijë lekë. Por për të nuk u konstatuan probleme. Çiftja tha se në lidhje me këtë apartament subjektit i ishte kaluar barrë prove, për mungesën e dokumentacionit për të ardhurat nga qiraja në vlerë 230 mijë lekë.

Për KPK-në, Shema kishte mungesë burimesh për të bërë shpenzimet dhe investimin me të ardhurat deri në vitin 2002 për shumë prej 975 mijë lekësh dhe kishte mungesë dokumentacioni për të ardhurat e ligjshme të bashkë-investitorëve. Po ashtu gjyqtari në mjaft raste nuk kishte deklaruar burim për investimet e kryera dhe se qëndrimet e tij për datat ishin të ndryshme në pyetësorë dhe të ndryshme për institucione si ALUIZNI.  Në fund analiza financiare që e nxirrte Sheman me mungesa në disa vite për një total të përmendur në seancë prej 5.2 milion lekësh. Relatorja përmendi edhe disa vite të tjera me mungesa më të vogla.

‘LIDHJA’ ME LULZIM BASHËN

Në 8 Nëntor të vitit 2013 ka urdhëruar INUK-un që të hiqte shiritat e sekuestros nga pallati tetëkatësh në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, godinë e njohur si “pallati i Bashës”. Gjyqtari këtë vendim e arsyetoi se e bazonte në nenin 202 dhe në vijim të Kodit të Procedurës Civile, si dhe të neneve, 28, 29 dhe 30 të ligjit me nr. 49/2012 dt. 18.05 2013, për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative. Ku vendim në atë kohë është kundërshtuar nga pala e prekur, por nuk ka qenë pjesë e hetimit të KPK-së.

 (A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet astrit shema astrit shema

Sondazh

Poll