Aktualitet

“S’mbjell drogë, po domate”/ Sindikata e fermerëve protestë në Lushnje, kërkojnë subvencione në bazë të prodhimit

21 Shkurt 2020, 09:51 Nga DOSJA
“S’mbjell drogë, po domate”/ Sindikata e fermerëve

LUSHNJE– Sindikata e fermerëve ka organziuar një protestë këtë paradite në qytetin e Lushnjes. Fermerët e degëve Lushnjë, Divjakë, Berat, Fier, Kuçovë, por edhe nga zona e qytete të tjera kanë dalë sot në protestë, pasi sipas tyre, qeveria shqiptare nuk ka plotësuar asnjë nga kërkesat e parashtruara nga sindikata.

“Bujqësia është puan më e ndesrhme që mund të bëhet. Serat I kemi ndërtuar me djersën tonë. Ne kërkojmë subvencione në bazë të prodhimit, ne do të vazhdojmë të protestojmë.  U bëjmë thirrje fermerëve të bëhen pjesë e sindikatës”, u shprehën ata.

Një tjetër fermer tha se: “Po jam fermer, fukara dhe me nder, nuk jam hajdut dhe milioner, nuk mbjell drogë, mbjell domate, luleshtrydhe, qepë, patate, por në fund nuk mbetet asnjë lek, kemi ngelur të gjithë pa brekë. E së fundi kam një fjalë, nuk dorëzohem sa të jem i gjallë”. 

Fermerët, përveç pankartave, kishin me vete edhe produkte bujqësore si: lakër, spinaq, karrota, presh, të cilat i derdhën në rrugë. Ndërsa, forca policore shoqëruan protestuesit, në mënyrë që të shmangin ndonjë përplasje të mundshme. Në një moment fermerët janë përplasur me policinë, pasi nuk i ka lejuar të që të bllokojnë rrethrrotullimin. 

Ata kërkojnë përmirësimin e situatës në prodhimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore.

Kërkesat kryesore të protestuesve konsistojnë në:

-Ndryshimin e skemës nga subvencion indirekt në subvencion për njësi të nxjerr në treg.

-Barazim në paketën fiskale për 2020 për nivelin e njëjte të TVSH-së si në shitje dhe në blerje.

-Vlerësim dhe kompensim financiar me çmim dysheme për prodhimin e humbur nga fatkeqësitë natyrore apo stoku.

-Qeveria të krijoje agjenci për studimin e tregjeve dhe orientimin e fermerëve si dhe të krijoje laboratorë analizash.

-Qeveria të jetë garant me ligj për të mbrojtur produktet bujqësore si dhe të jete garant i interesave te fermerëve prodhues dhe tregtareve

(a.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fermeret proteste ne lushnje sindikata e fermereve ne proteste fermeret proteste ne lushnje sindikata e fermereve ne proteste

Sondazh

Poll